SHBA-ja aprovoi planin për të goditur caqet iraniane në Siri dhe Irak

SHBA-ja ka aprovuar planet për një seri sulmesh mbi caqet iraniane në Siri dhe Irak, i kanë thënë zyrtarë CBS News. Sulmet do të kryhen përgjatë disa ditëve, kanë shtuar zyrtarët, dhe kushtet atmosferike me shumë mundësi do të diktojnë se kur nisin, raporton Koha.net.

Kjo vjen pas sulmit me dron që la të vrarë tre ushtarë amerikanë në Jordani, afër kufirit me Sirinë.

SHBA-ja e ka fajësuar për sulmin një grup militant të mbështetur nga Irani.

Rezistenca Islamike në Irak – që besohet se ka grupe militante të shumta të armatosura, financuara e trajnuara nga forcat e Gardës Revolucionare të Iranit – e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Irani ka mohuar se ka pasur ndonjë rol në sulmin ndaj trupave amerikane, ku u lënduan edhe 41 ushtarë të tjerë amerikanë.