Sfidë në RMV është mosgatishmëria e tregtarëve të vegjël për pagesa elektronike, alarmuan nga Banka Popullore

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut vlerësoi së vendi ka nevojë për zgjidhje digjitale të thjeshta dhe të lira për një pranim më të madh të pagesave elektronike midis tregtarëve të vegjël, transmeton Portalb.mk.

“Pavarësisht gatishmërisë së mirë digjitale të qytetarëve, pranimi i pagesave elektronike nga tregtarët e vegjël është i kufizuar dhe përbën një sfidë të madhe për sistemin e pagesave në vend” theksoi zëvendësministri i Bankës Popullore, Igor Veliçkovski.

Ai mori pjesë në punëtorinë e organizuar edhe nga Banja Popullore, “Kalimi i hendekut në pranimin e pagesave elektronike nga tregtarët: Forumi i palëve të interesuara mbi përfundimet dhe hapat e ardhshëm”.

“Më shumë se 90% e pagesave për mallra dhe shërbime te shitësit e vegjël me pakicë bëhen ende me para në dorë. Në vend, afërsisht 16.700 shitës me pakicë kanë rreth 36.000 pajisje që pranojnë pagesa, gjë që tregon se pranimi është i përqendruar dhe i pabarabartë, veçanërisht midis bizneseve të vogla”, raportoi Veliçkovski.

Banka raportoi se 84 përqind e qytetarëve kanë një llogari pagese, tre nga katër banorë që kanë një llogari pagese kanë marrë ose dërguar pagesa përmes kanaleve digjitale.