Sezoni i ri në Formula 1 fillon nesër

Sezoni për vitin 2024 në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të fillojë me Çmimin e Madh të Bahreinit, raporton Anadolu.

Xhirot e renditjes në garën e parë të sezonit do të mbahen nesër në orën 17:00 në Pistën Ndërkombëtare të Bahreinit, që ndodhet në rajonin Sakhir, e gjatë 5.4 kilometra. Ndërkaq, gara prej 57 xhirosh do të mbahet më 2 mars të shtunën në orën 16:00.

Për pilotin britanik Lewis Hamilton është sezoni i fundit në ekipin e Mercedesit ndërsa është më i suksesshmi për Çmimin e Madh të Bahreinit që po zhvillohet nga viti 2004, me 5 gara të fituara.

Hamilton e gjeti veten në krye të podiumit në vitet 2014, 2015, 2019, 2020 dhe 2021.

Ndërkaq, kampioni i tre viteve të fundit holandezi Max Verstappen, vitin e kaluar fitoi Çmimin e Madh të Bahreinit, duke i sjellë ekipit të tij Red Bull fitore në etapën e parë pas 10 vitesh.