RMV, për një javë kanë ndërruar jetë dy persona nga gripi

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar dy raste vdekjeje nga gripi. Bëhet fjalë për persona të moshës madhore prej 49 deri në 65 vjeç nga Shkupi dhe Velesi të cilët janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, informoi sot Instituti për Shëndet Publik në raportin javor, transmeton Portalb.mk.

Te njëri i të vdekurve është konfirmuar prezenca e  sëmundjeve shoqëruese (renale, kardiake, diabeti). Personat nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal.

“Gjatë gjithë sezonit të gripit, janë regjistruar 11 persona të vdekur me grip. Prej tyre, pesë janë nga Shkupi dhe një person është nga Velesi, Kumanova, Negotina, Gostivari, Demir Hisari, gjashtë nga grupi i të moshuarve janë persona prej 15 deri në 64 vjeç dhe pesë janë nga mosha prej 65, të gjithë të hospitalizuarit, 10 me komorbiditet dhe që të gjithë nuk janë të vaksinuar kundër gripit sezonal”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Pas disa muajsh, në dhjetor vitin e kaluar ka pasur 829 raste me grip, në janar ky numër ka qenë 6716, ndërsa në shkurt ka pasur 5732 raste të tilla.

Në lidhje e vaksinimin, që nga java e kaluar, në Maqedoninë e Veriut, të vaksinuar janë gjithsej 61718 persona me vaksinë falas apo komerciale.

Shkalla e sëmundjeve të ngjashme me gripin dhe/ose infeksioneve akute të frymëmarrjes janë rritur mbi nivelet bazë në 27 nga 34 vendet dhe Rajonin Evropian të OBSH-së.

“Edhe pse ka variacione në vende të ndryshme, në nivel rajonal, aktiviteti i grip po stabilizohet, ndërsa intensiteti zvogëlohet në nivel rajonal. Aktiviteti i SARS-CoV-2 dhe RSV është ulur në dy muajt e fundit. Në nivel rajonal,  të hospitalizuarit dhe të pranuarit në njësitë e kujdesit intensive të ndërlidhura me të gjitha viruset respiratorë janë në ulje tashmë për dy muaj”, thuhet në raport.