Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor pas shpalljes së zgjedhjeve

Kuvendi i RMV-së po përgatitet për seancë plenare të jashtëzakonshme në të cilën, pasi zgjedhjet lokale janë shpallur, do të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të rregulluar mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura, mësoi “360 Gradë” nga disa burime në parlament, transmeton Portalb.mk.

Seanca mund të mbahet që nesër, megjithëse nuk është planifikuar zyrtarisht në këtë kohë.

Sipas informacioneve , ndryshimi do të shkojë drejt futjes së një pragu minimal të ri për të ashtuquajturat kandidatura të pavarura për kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh. Thuhet se do të propozohet që të jetë 0.95 përqind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në një komunë specifike ose në nivelin e Qytetit të Shkupit.

Kjo është vetëm 0.05 përqind më pak se pragu që Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues.

Informacioni thotë se grupet partiake të VMRO-DPMNE, VLEN dhe LSDM janë pas këtij propozimi, ndërsa BDI është kundër tij sepse ndryshimet nuk i marrin parasysh të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Seanca vjen derisa deputetët janë në pushim vjetor.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi së fundmi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar nenet e Kodit Zgjedhor që i referoheshin pragut për kandidatët e pavarur, KSHZ do të pranojë kandidatura të pavarura për kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh pa nënshkrimet e qytetarëve.

Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor – rrethi i parë dhe 2 nëntor – rrethi i dytë.