Samsung shet më shumë telefonë por të ardhurat i merr Apple
Samsung parakaloi Apple duke siguruar një avantazh minimal prej 1 përqind në smartfonët e shitur gjatë tre mujorit të parë të 2023, transmeton PcWorld.al.
Gjiganti Korean i elektronikës shiti 60.6 milionë telefonë duke kaluar Apple me 58 milionë telefonë për tre mujorin që u mbyll në muajin Mars sipas Counterpoint.
Në tërësi tregu i smartfonëve ra me 14 përqind krahasuar me një vit më parë dhe 7 përqind krahasuar me tre mujorin e fundit të 2022. Në total u shitën 280.2 milionë telefonë nga Janari deri në Mars të 2023.
Edhe të ardhurat e kompanive u tkurrën me 7 përqind në 104 milionë dollarë. Edhe pse Samsung është lideri për numrin e telefonëve të shitur, Apple është kompania që synon për sa i përket fitimeve duke siguruar një avantazh prej 72 përqind.
Të ardhurat e gjeneruara nga ky segment, 31 përqind shkojnë për Apple shtoi Counterpoint.
Zbulimet e Counterpoint qëndrojnë në një linjë me Canalys publikuar vetëm pak ditë më parë. /PCWorld Albanian