Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të zhvillohet në Tiranë. Përmes një videoje të publikuar nga Turqia, me delegacionin shqiptar në Samitin e NATO-s në Ankara, Rama tha se Shqipëria do të jetë mikpritëse e takimit të ardhshëm të liderëve të Aleancës, transmeton Portalb.mk.
“Po si thanë, nuk do të bëhet samiti në Shqipëri? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha kryeministri Rama.
Vendimi për zhvillimin e samitit të radhës në Shqipëri u njoftua më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa Rama vetëm e konfirmoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Samiti i sivjetshëm i NATO-s u zhvillua në Ankara të Turqisë, ku morën pjesë liderët e vendeve anëtare dhe delegacionet përkatëse, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin forcimi i mbrojtjes kolektive, investimet në kapacitetet e mbrojtjes, mbështetja për Ukrainën dhe sfidat aktuale të sigurisë.