Rritje e rrogës për 12.4 % brenda vitit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 12.4 përqind në krahasim me marsin e vitit të kaluar, ashtu që rroga mesatare neto është 34 925 denarë, ndërsa ajo bruto 52 318 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria (19.8%), Arsimi (15.0 %) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (14.9 %)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rroga më e lartë mesatare neto është regjistruar në sektorin e programimit kompjuterike (90 848 denarë), ndërsa më e ulët në veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (19 927).