Rritje e prodhimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 9.9 % në tetor të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit tetor të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 15.9 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 8.2 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 19.0 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritja të Industria përpunuese vjen si rezultat i rritjes te prodhimi i produkteve ushqimore, pijeve, tekstilit, preparatet farmaceutike, etj.

Në bazë të grupeve kryesore industriale, ulje është regjistruar vetëm te Mallrat e qëndrueshme për konsum të gjerë, ku ulja prodhimit ka qenë për 28 %.