Rritje e numrit të të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin tetor është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve për 2.9 përqind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit tetor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Produktet kapitale për 17.5 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë me 0.2 % derisa rënie u vërejt tek Energjia për 4.2 %, Produktet intermediare, përveç energjisë 4.1 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e theksuar gjatë kësaj periudhe është regjistruar te reparti i prodhimit të tekstileve (13.8 %), ndërsa ulje më e madhe te reparti për përpunimin e drurit dhe produkteve të drurit (-8.8 %).