Leverkusen ruan rekordin

Bajer Leverkusen vazhdon që të jetë i pamposhtur në Bundesligë.. Sfida në shtëpi kundër Borusia Dortmund rezultoi e komplikuar për vendasit që barazuan me rezultatin 1-1, raporton Klan. Por ata vazhdojnë që të jenë në krye të renditjes me 35 pikë,  të ndjekur nga Bajern Mynihu me 3 pikë më pak.

Mesfushori Granit Xhaka e nisi si titullar në këtë ndeshje, duke bërë një tjetër performancë të mirë. Verdhezinjtë arritën që të ndalin serinë prej tetë fitoresh radhazi të skuadrës së Xabi Alonsos.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 5 të lojës me Julian Ryeson. Leverkusen gjeti golin e barazimit falë Viktor Boniface në minutën e 79.

Kjo ishte ndeshja e parë e këtij sezoni që Bajer e mbylli pjesën e parë në disavantazh e gjithashtu hera e parë që skuadra nuk e mbylli një ndeshje duke shënuar dy gola ose më shumë. Në sfidat e tjera Ausburg mposhti Eintraht 2-1, kurse Freiburg fitoi ndaj Mainz minimalisht në transfertë.