Rritja më e madhe e çmimeve në tregun e Maqedonisë së Veriut u regjistrua te sektori i energjisë, vetëm në dy sektorë ka pasur ulje
Në Maqedoninë e Veriut, në maj është regjistruar rritje më e madhe e çmimeve në sektorin e energjisë, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendas janë rritur për 0.7% në maj 2025 krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa 6.4 përqind krahasuar me majin e kaluar”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në krahasim me majin e vitit të kaluar, rritje më e madhe është regjistruar te grupi i energjisë (17.4 %), ndërsa për 0.6 përqind është rritur në krahasim me prillin e këtij viti.
Ulje të çmimeve ka pasur te produktet e qëndrueshme (3.4 %) dhe te produktet kapitale (2 %).