RMV, vazhdon rritja e çmimeve edhe në sektorin e hotelerisë

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve edhe në sektorin e hotelerisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shërbimeve hotelierike për periudhën janar-shtator 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 11.1%, ndërkaq në raport me muajin dhjetor të vitit 2022 është rritur për 3.7%”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin gusht të këtij viti, në shtator ka pasur rritje vetëm për 0.1 përqind, ndërsa në krahasim me shtatorin e kaluar, rritja është për 6.2 përqind.

Në krahasim me shtatorin e kaluar, rritje më e theksuar është regjistruar te gjellrat (30.2 %), ndërsa ulje nuk është regjistruar në asnjë produkt.