James O’Brien ndihmëssekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi

Senati amerikan, e ka konfirmuar sot zyrtarisht, emërimin e James O’Brien si ndihmëssekretar të Shtetit për Europë dhe Euroazi. Emërimi i tij në këtë detyrë të re, u mbështet nga 67 senatorë ndërsa 31 anëtarë ishin kundër, përcjell klankosova.tv.

O’Brien u emërua në këtë pozitë më 19 maj, nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Tashmë Ndihmëssekretar i Shtetit për Europë dhe Euroazi, James O’Brien, është pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit prej vitit 1989.