RMV, ulje e numrit të udhëtarëve që e kanë shfrytëzuar transportin ndërkombëtar

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë të vitit është regjistruar ulje e numrit të udhëtarëve që e kanë shfrytëzuar transportin ndërkombëtar, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i udhëtarëve në transportin rrugor është 10 766 000, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 17.2 %. Sipas llojit të transportit, në transportin ndërkombëtar është zvogëluar për 32.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë është regjistruar ulje e numrit të udhëtarëve edhe te transporti urban dhe periferik, ndërsa rritje është regjistruar vetëm te transporti ndërmjet qyteteve (6.6 %).