RMV, u shkarkua gjykatësi i cili brenda pak ditëve foli 97 herë në telefon me biznesmenin e akuzuar, në kohën kur e liroi

Këshilli Gjyqësor sot në një seancë të mbyllur për publikun e ka shkarkuar gjyqtarin Lazar Nanev. Ai 97 herë bisedoi në telefon me palën e akuzuar, në një lëndë që e gjykoi ai personalisht, transmeton Portalb.mk.

Ai ka biseduar me të akuzuarin Vaçno Kuzmanov, pronarin e firmës “Ango Vest”.

Më herët, prokurori i lartë publik, Hajrullah Mustafi e ka paraqitur Nanevin në Këshillin e Gjyqtarëve, duke siguruar si dëshmi listën e thirrjeve në telefon nga ana e gjyqtarit Nanev.

Për shkak presionit dhe sjelljes së pahijshme, atë e ka raportuar edhe prokurorja nga Kavadari.

Në periudhën kur procedurat e ankesave janë duke rrjedhur, janë pezulluar dy procedurat e nisura për shkarkimin e Nanevit. Një nga procedurat e propozuara për shkarkim vjen nga kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ndërsa tjetra nga avokatja e cila vjen nga Kavadari. Të dy rastet për përdorimin e gjuhës fyese.

Kujtojmë se rast i ngjashëm, për gjyqtarë të përfshirë në vepra korruptive u zbulua para disa muajsh kur gjykatësi Naqe Georgiev kishte marrë ryshfet në procedurën kundër ish-kryetarit të komunës së Novosellës, Boro Stojçev, i cili, nga ana tjetër, u arrestua me një grup më të madh për kontrabandë marijuane.

I përfshirë në rast ishte edhe tashmë ish-anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, njëherësh edhe ish-avokat i popullit, i cili është dënuar me kusht.

Gjyqtari suprem i premtoi djalit të Stojçevit ndërhyrje në procedurë penale për babain e tij dhe i mori 5000 euro në shtëpinë e tij në Strumicë. Në takim, gjykatësi suprem i premtoi djalit të Stojçevit se do të përpiqet që babai i tij të marrë një dënim minimal prej tre vjetësh. Më pas, ai përsëri tha se ai dhe Ixhet Memeti nga Këshilli i Prokurorëve Publikë gjoja do të ndërhyjnë për të zbatuar procedurën e zgjidhjes dhe kërkoi një shpërblim prej 30 mijë eurosh.

Ish-gjyqtari suprem Naqe Georgiev, u dënua me tre vjet burg për ryshfet, marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm dhe shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Këto dënime sipas eksperëtve janë të ulëta për personat që duhej të ndanin drejtësi.