RMV, u arrestuan dy persona për shkak se kanë gjuajtur me armë në dasmë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona për shkak se kanë gjuajtur në një dasmë familjare. Aty i është konfiskuar edhe arma, transmeton Portalb.mk.

“Më 04.08.2025 në orën 00.15 në Dibër nëpunësit policorë të Stacionit Policor Dibër arrestuan F.P. (28) nga Dibra, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se me pistoletë ka shtënë në aheng familjar”, njoftoi Policia.

Ndaj të dyshuarve është paralajmëruar edhe kallëzim penal.

Pak orë më parë, për arsye të njëjtë është arrestuar edhe 31 vjeçari B.Ç. nga Dibra.