RMV, u arrestua pasi theu tavolinat e lokalit dhe sulmoi policinë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 27 vjeçarin i cili dyshohet se ka prishën rendin dhe qetësinë publike dhe ka sulmuar zyrtarët policorë, transmeton Portalb.mk.

“Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.I. (27) nga fshati Gajre. Ai ishte denoncuar se në një objekt hotelerik ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe duke thyer tavolinat e lokalit”, raporton Policia.

Ai dyshohet se ka vazhduar me sjellje agresive edhe ndaj zyrtarit policor.