RMV, sot do të publikohet shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri të KSHPK-së

Shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të publikohet sot, njoftoi dje Parlamenti, transmeton Portalb.mk.

Shpallja duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në dy media të shtypura.

“Afati për paraqitje do të zgjasë dhjetë ditë”, tha Parlamenti në një deklaratë.

Fazat e mëtejshme të procedurës do të kryhen në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në nenin 12 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime më 31 korrik vendosi të publikojë shpallje për emërimin e  kryetarit dhe anëtarit të ri të Komisionit Shtetëror, pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës.

Dimitrovska paraqiti dorëheqjen e saj më 25 korrik, duke cituar nenin 14, paragrafi 1, alinea 1 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit pa ndonjë shpjegim tjetër.

Disa ditë më parë, Prokuroria për Ndjekje Penale të Krimit të Organizuar ngriti akuza kundër saj për dy vepra penale – për zbulimin e një sekreti zyrtar ish-drejtorit të TEC të Negotinës, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, dhe për falsifikim kompjuterik sepse një auditor nga Enti Shtetëror për Auditim kaloi testin e certifikatës së sekretit shtetëror në emër të saj.

29 korrik, Parlamenti konfirmoi dorëheqjen e saj.