RMV, prej mesnate çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendimin për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 1,08% në krahasim me vendimin e datës 21.10.2024, transmeton Portalb.mk.
Nga data 29.10.2024 ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzina EUROSUPER BS – 95 77.00 (den/litër)
Benzina EUROSUPER BS – 98 79,00 (den/litër)
Dizeli EURODIESEL BS (D-E V) 69.00 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë (EL-1) 69.00 (denarë/litër)
Mazut M-1 NS 43,933 (denarë/kilogram)
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) rritet për 0,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,360 den/kg dhe tani do të arrijë në 43,933 den/kg.