Josifovska Danillovska në hapjen e Ditëve të edukimit mediatik: Duhet të punojmë së bashku për përdorimin etik të IA

Edhe pse nga inteligjenca artificiale (IA) ka përfitime të mëdha, përdorimi i saj sjell edhe rreziqe, si për shembull përdorimi i saj për të ashtuquajturat qëllime të këqija që cenojnë mbrojtjen e privatësisë, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Prandaj është e nevojshme që të ketë rregullore të qarta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këtë e tha sot Milla Josifovska Danillovska, menaxhere e programeve në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, në manifestimin e sotëm të organizuar në kuadër të Ditëve të edukimit mediatik, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në temën “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e autorit” foli Dr. Hannes Henke, ekspert nga Gjermania, ndërsa në temën “Etika në përdorimin e IA”, përveç Josifovska Danillovskës, foli edhe  Dr. Anis Sefidanis nga Fakulteti i Inteligjencës Makinerike dhe Robotikës, ndërkohë që moderatore ishte Liljana Pecova-Ilievska.

“Përdorimi i përditshëm i IA ishte arsyeja që ne të bënim një hulumtim mbi efektin e teknologjive të reja, me një theks të veçantë tek efekti i IA tek të drejtat e njeriut në internet. Ne ishim të mendimit se kjo mund të ishte një bazë për ndërtimin e mëtejshëm të strategjisë kombëtare për IA. Edhe pse ka përfitime të mëdha prej saj, përdorimi jo i duhur i saj sjell rreziqe të caktuara, pra përdorimi i saj për të ashtuquajturat qëllime të këqija që cenojnë mbrojtjen e privatësisë, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Prandaj duhet të ketë rregullore të qarta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por njëkohësisht duhet pasur edhe kujdes që të mos ngulfatet zhvillimi teknologjik. Teknologjia ka bërë përparim jahtëzakonisht të madh, prandaj duhet të bëjmë balanc mes këtyre dy gjërave”, theksoi Josifovska Danillovska.

Ajo është e mendimit se duhet të ketë më shumë diskutime të tilla dhe për këtë arsye bëri thirrje që të punohet së bashku për këtë temë, duke theksuar se “Metamorfozis” ka filluar një proces për krijimin e një Koalicioni për përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.

“Sa i përket mbrojtjes të të dhënave personale, Agjencia jonë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përgatitur doracakë, një platformë për mësim online, të cilat nuk janë shfrytëzuar aq sa duhet. Ne në fillim duhet ta vendosim bazën duke i respektuar dhe duke i zbatuar të gjitha ligjet dhe rregulloret që kanë të bëjnë me sisteme të ndryshme digjitale, mbrojtjen e të dhënave personale. IA na ka ardhur në derë dhe për këtë arsye ne duhet të jemi në gjendje t’i zotërojmë të gjitha gjërat që duhet të përmbushim, e pastaj të ndërtojmë një sistem që do ta respektojë dinjitetin njerëzor dhe që nuk do të diskriminojë, nuk do ta cenojë privatësinë e askujt,” thotë ajo.

Panel nga Edicioni i gjashtë i Ditëve të edukimit mediatik. Foto: Meta.mk
Panel nga Edicioni i gjashtë i Ditëve të edukimit mediatik. Foto: Meta.mk

Profesor Anis Sefidanis theksoi se IA mund të marrë një super perspektivë tek të gjitha njohuritë njerëzore.

“IA mund të bëjë shqyrtime që nuk kanë mundur të bëhen më parë dhe të jetë e saktë në parashikimet e saj. Për shembull, makinat Teslla përballen me sukses me aksidentet në komunikacionin rrugor, duke mundësuar zvogëlimin e numrit të viktimave njerëzore, në kurriz të dëmeve materiale. Nëse IA është produkt i mendjes njerëzore, ndërsa njeriu është produkt i natyrës, atëherë unë nuk shoh asgjë artificiale këtu, prandaj nuk duhet ta quajmë atë inteligjencë “artificiale”, theksoi profesori.

Sipas tij edukimi është e vetmja “armë” me të cilën mund të përballemi me rrezikun që ekziston, që janë qëllimet e këqija e që me përdorimin e IA mund të rriten shumë në numër.

“IA do të ketë sukses në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mallrave përtej kufirit, keqpërdorimin e cilit do funksioni administrativ. Ekziston rreziku që qëllimet tona të këqija të shumëfishohen në një numër të madh. Më parë bullizmi ndodhte në oborrin e shkollës, por tani mund të kalojë në Chat GPT. Prandaj edukimi është arma e vetme me të cilën mund të përballemi me rreziqet. Rregulloret dhe përgjegjësia ligjore duhet të ekzistojnë, por ka edhe procese të tjera të ndërgjegjes kolektive, ku përgjegjësia bëhet gjithnjë e më pak individuale. ChatGPT krijon vepra letrare, e parashtrohet pyetja se kujt do i përkasë pronësia intelektuale”, thotë profesori.

Eventi i sotëm i titulluar “Politikat e edukimit mediatik në epokën e IA” u hap nga drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski, së bashku me përfaqësues të anëtarëve të Rrjetit për edukim mediatik. Snezhana Trpevska nga Instituti për Hulumtim të Zhvillimit Social RESIS foli në temën për politikat për zhvillimin e vetëdijes për rreziqet nga dezinformatat.

Edicioni i gjashtë i Ditëve të edukimit mediatik. Foto nga Rrejti për Arsimim Mediatik
Edicioni i gjashtë i Ditëve të edukimit mediatik. Foto nga Rrejti për Arsimim Mediatik

Ndryshe, vitin e kaluar Ditët e edukimit mediatik filluan më 24 tetor dhe zgjatën deri më 31 tetor, nën moton “Gisht i shpejtë, lajme të rreme”. Dhjetë panele diskutimesh, debate online, ekspozita, ditë të hapura në media, shkolla studentore dhe sesione publike u organizuan nga anëtarët e Rrjetit.

Zoran Trajçevski. Foto nga Rrejti për Arsimim Mediatik
Zoran Trajçevski. Foto nga Rrejti për Arsimim Mediatik