RMV, Policia me padi për tre persona pasi përmes internetit kanë keqpërdorur të dhënat personale të qytetarëve tjerë

Tre qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë paditur nga Policia e Maqedonisë së Veriut nën dyshimet se nga shtatori i vitit të kaluar kanë arritur të keqpërdorin të dhënat personale të njerëzve tjerë për të përfituar materialisht, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 31 vjeçarit P.S. nga Struga, 51 vjeçarit Z.A. nga fshati Dedino dhe 47 vjeçare C.S. nga fshati Orizare e Poshtme në Manastir. I pari dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “mashtrim gjatë marrjes së kredisë dhe lehtësirave tjera”, “mashtrim kompjuterik” dhe “përpunim dhe përdorimi i kartelës së rrejshme”, raportoi Policia.

I dyti dhe e treta dyshohen për “ndihmë”, derisa i dyti edhe për “keqpërdorim i të dhënave personale”, ndërsa e treta për “keqpërdorimin dhe përdorimin e kartelës së rrejshme”.

“Në harkun kohor nga shtatori i vitit 2022, P.S. duke shfrytëzuar rrjetin social “facebook” dhe me anë të telekomukimit ka hyrë në kontakt me Z.A., të cilit i ka dhënë udhëzime të mbledh të dhëna personale, llogari transaksioni dhe numra të kartelave për pagesë nga persona të Radovishit”, raportoi Policia duke sqaruar që P.S. ka aplikuar për kredi në emër të personave të dëmtuar, ndërsa ëstë ndihmuar nga C.S. duke e dhënë në dispozicion kartelën e saj.

Ata dyshohet se kanë arritur të përfitojnë 463 959 denarë nga tre personat e dëmtuar.