RMV, paralajmërohet stuhi dhe reshje shiu për nesër

Reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima në të gjithë vendin, sidomos në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, ka njoftuar për ditën e nesërme Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Drejtoria bën me dije se mëngjesi do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare deri të fortë nga jugu, ndërsa pasdite dhe natën duke filluar nga drejtimi perëndimor vranësira do të rritet.

“Nën ndikimin e një fronti atmosferik pasditen e së shtunës dhe në orët e natës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, duke u vendosur në formë shiu intensiv në një kohë të shkurtër (mbi 20 litra për metër katror në 6 orë), erëra të forta”, tha Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Rritje të vranësirave dhe mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë është paralajmëruar për nesër edhe në Shkup.

Një njoftim i tillë ndezi alarmin në Ujësjellës Kanalizime, nga ku bënë me dije se tashmë kanë nisur pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave në pikat kritike të qytetit, me qëllim funksionimin normal të kanalizimit atmosferik.

Drejtoria këshillon të mos qëndroni në një hapësirë ​​të hapur ose nën pemë të vetmuara në rast të shkarkimeve elektrike.

Nga e diela, nga ana tjetër, pritet mot më i freskët me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Ndryshe komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) përgjegjës për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç tha se shumë vende në Evropë janë në gjendje alarmi si pasojë e përmbytjeve dhe temperaturave të larta, transmeton Anadolu. Ai tha se Serbia është në gjendje alarmi të kuq si për shkak të temperaturave të larta ashtu edhe për shkak të reshjeve. Lenarçiç tha se alarmi për përmbytje është lëshuar edhe në Suedi, Norvegji, Austri, Hungari, Kroaci dhe Slloveni.