RMV, padi për dy persona nën dyshimet se e kanë dëmtuar buxhetin me 1.3 milionë denarë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime gjatë shpalljes së një thirrjeje publike. Ata kanë dëmtuar buxhetin e Ndërmarrjes Publike “Pazari” për 1 298 000 denarë, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër B.K. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale “keqpërdorim gjatë procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko-privat” sipas nenit 275-c të Kodit Penal dhe kundër V.A. nga Manastiri për shkak të ekzistimit të të dyshimit të bazuar për veprën penale “punë nga pakujdesia në shërbim” sipas neni 353 c i Kodit Penal”, njoftoi Policia.
Në vitin 2019, i dyshuari i parë si përfaqësues i një subjekti juridik nga Manastiri, nuk kishte kryer detyrimet e parapara nga një kontratë për blerjen dhe instalimin e paneleve solare.
“Në atë mënyrë, V.A. i ka mundësuar të paditurit të parë të përfitojë dobi materiale në mënyrë të kundërligjshme si të drejtën për të mos u përjashtuar nga procedurat e ardhshme të prokurimit publik për një periudhë gjashtëmujore nga data e publikimit të mundshëm të referencës negative, dhe në të njëjtën kohë ka miratuar dhe bërë pagesën për të pandehurin e parë”, raportoi Policia.