RMV, një person vdiq dhe tre u lënduan në një aksident

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) mëngjesin e sotëm njoftoi se një person ka vdekur dhe tre tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku i cili ndodhi mbrëmë në fshatin Lubanc të Komunës së Rankocit, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi QMK, në aksident një veturë për shkaqe të panjohura, është përplasur buzë rrugës.

QMK sipas informatave të para njoftoi se tre personat e lënduar rëndë janë transportuar në spitalin e Kumanovës.

Ndërsa trafiku në atë rrugë ishte i ndaluar për tre orë, nga ora 02:25 deri në ora 5:25.