RMV, një i burgosur me 18 vite burg është kapur me pistoletë automatike derisa ka qenë duke shfrytëzuar vikend të lirë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një i burgosur nga Koçani, i cili është i dënuar me 18 vjet burg, gjatë kohës derisa ka shfrytëzuar vikend të lirë është kapur duke shëtitur me pistoletë automatike dhe plumba, transmeton Portalb.mk.

Policia e ka arrestuar në bulevardin Goce Dellçev në Shtip me pistoletë automatike “Akrep” dhe 21 plumbave 7.65 milimetra.

Siç theksojnë nga MPB, bëhet fjalë për 51-vjeçarin nga Koçani me inicialet V.I.

“Personi për momentin është në mbajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 18 vitesh në Burgun e Kumanovës, ndërkaq ka shfrytëzuar vikend të lirë”, theksojnë nga MPB.

Ata shtojnë se do të dorëzojnë padi penale kundër të burgosurit.