RMV, një 72-vjeçar e ka vrarë një 34-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë

Vrasje dhe vetëvrasje ka ndodhur sot në mëngjes në Demir Kapi. Sipas informatave të policisë, bëhet fjalë për dy fqinj, gjegjësisht një 72-vjeçar e ka vrarë fqinjin e tij 34-vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje, njofton Portalb.mk.

“Sot në ora 06.50 në zyrën policore Demir Kapi është paraqitur se në shtëpitë e tyre me plagë nga armë zjarri janë gjetur B.M. (34) dhe M.K. (72), të dy nga Demir Kapia. Vdekjen e të dy personave e ka konstatuar mjeku i Urgjencës, ndërkaq në koordinim me prokurorin publik kryhet ekspertizë”, thuhet në njoftim.

Mediat shkruajnë se shkak për këtë ngjarje janë mosmarrëveshjet paraprake.