RMV, në mesnatë do të ndryshojë çmimi i benzinave

Nga sonte në mesnatë benzinat do të shiten me çmim më të ulët, ndërsa dizeli do të vazhdojë të jetë me çmimin aktual, transmeton Portalb.mk.

Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-98 nga mesnata ulet për një denar, ndërsa i Eurosuper BS-95 dhe vajit ekstra i lehtë për amvisëri për 0,50 denarë për litër. Çmimi i Eurodieselit (D-E V) nuk ndryshon, ndërsa nafta M-1 NS më lirë për 0,571 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 80 denarë, Eurosuper BS-98 do të shitet për 82 denarë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri 67,50 denarë, ndërsa Eurodieseli (D-E V) do të vazhdojë të kushtojë 69 denarë për litër.

Mazuti M-1 NS do të shitet me 39,604 kilogrami.

KRRE thotë se me këtë vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0.80 për qind, krahasuar me vendimin paraprak për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve nga 29 maj 2023.