RMV, në mesnatë do të lirohet çmimi i dizelit dhe benzinës

Prej sonte në mesnatë do të lirohen çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk.

Dizeli do të lirohet për dy denarë, ashtu benzina.

Çmimi i ri i derivateve:

  • Dizeli: 67 denarë për litër
  • Benzina Eurosuper 95: 78 denarë pë rlitër
  • Benzina Eurosuper 98: 80 denarë për litër
  • Vaji ekstra i lehtë: 66 denarë për litër
  • Mazuti: 39,6 denarë për kilogram