RMV, më 8 shtator do të jetë hyrja e lirë për të gjithë vizitorët në Muze
Muzeu Arkeologjik Nacional më 8 shtator do të jetë i hapur e falas për të gjithë vizitorët prej orës 11:00 me rastin e shënimit të 8 Shatorit – Ditës së Pavarësisë, transmeton Portalb.mk.
“Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë dhe 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit, Muzeu Arkeologjik Nacional më 8 shtator organizon ngjarje të veçantë muzeore me titull „35 vjet – 35 gjetje – 35 rrëfime“”, njoftoi Ministria e Kulturës.
Në këtë ngjarje do të promovohet edhe katalogu për shënimin e 35 vjetorit, ku do të prezantohen 35 gjetjet.
“Gjetjet do të shënohen me flamurin maqedonas, i cili do t’i ndihmojë vizitorët t’i gjejnë ato në ekspozitën e përhershme muzeore. Në këtë mënyrë, Muzeu e shndërron ekspozitën e tij të përhershme në hartë historike, përmes së cilës vizitorët do të mund të udhëtojnë nëpër kohë dhe të kuptojnë lidhjen mes trashëgimisë materiale dhe shtetit bashkëkohor”, sqaroi Ministria.