RMV, kërkohen autorë që do të shkruajnë tekste për klasën e tetë, do të marrin nga rreth 6000 euro

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli konkurs për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar. Kërkohen autorë pothuajse për të gjitha lëndët mësimore për klasën e tetë, gjë që duhet të bëhet në përputhje me Konceptin për arsimin nëntëvjeçar, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, nxënësit që mësojnë sipas planprogrameve të reja nga shtatori do të jenë në klasën e shtatë, që do të thotë se tekstet për klasën e tetë bëhen me kohë, që të mos ketë vonesa, siç ka pasur vitin e kaluar.

Për secilin autor, teksti i të cilit do të zgjidhet dhe shtypet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të paguajë 355.878 denarë për të drejtën e autorit.

“Konkursi është publik, i hapur dhe anonim. Në Konkurs mund të merr pjesë autori i dorëshkrimit për tekst shkollor vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore. Dorëshkrimi për tekstin  shkollor përgatitet sipas plan-programit mësimor për vitin përkatës, lëndës dhe Konceptit për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet të plotësojë kërkesat dhe standardet në përputhje me Konceptin për tekstin shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm. Dorëshkrimi për tekst shkollor dorëzohet në formë të shtypur në 5 (pesë) ekzemplarë i rregulluar  në formë figurative, grafike dhe gjuhësore  ( 3 ekzemplarë me ngjyra dhe 2 bardh e zi), të përgatitura konform plan-programit mësimor për vitin përkatës lënda dhe koncepti për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm”, thuhet në konkurs.

Përndryshe, dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë autorizim për shfrytëzim. Dorëshkrimi për tekstin shkollor dorëzohet edhe në formë elektronike(usb).

Gjithashtu, këto ditë Ministria e Arsimit vazhdimisht shpall thirrje të përsëritura për prodhimin e teksteve, kryesisht për lëndët e arsimit të mesëm profesional. Arsyeja e thirrjeve të përsëritura është se pothuajse askush nuk aplikon për të shkruar një tekst shkollor, ndaj ndërkohë nxënësit mësojnë nga tekstet e vjetra nga përkthimet, diktatet, shkrimet dhe të ngjashme.

Ajo për të cilën shumica e autorëve ankohen dhe përmendin si arsye që nuk janë të interesuar të aplikojnë, është se Ministria e Arsimit nuk ua paguan paratë e dorëshkrimeve menjëherë, por u paguan rreth 1000 euro në vit. Dhe nëse ndodh që për ndonjë arsye të tërhiqet nga përdorimi një tekst i miratuar i përdorur në mësimdhënie, atëherë autori është i detyruar të kthejë një pjesë të shumës që ka marrë për tekstin shkollor.

Vitin e kaluar më 4 shtator, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Diskriminimit, vendosi të ngrejë padi për mbrojtje nga diskriminimi në interes të publikut kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), për faktin se në fillim të vitit shkollor, pothuajse një e treta e teksteve mungonin për nxënësit e arsimit fillor. Nga gjithsej 126 tekste shkollore që kërkohen për të gjitha lëndët e detyrueshme dhe zgjedhore në arsimin fillor nëntëvjeçar, në fillim të vitit shkollor Ministria e Arsimit nuk i kishte siguruar 43 tekste, përkatësisht mungonin 34 përqind e teksteve.

“Ministria e Arsimit ka shkelur të drejtën për qasje të barabartë në arsim cilësor të një grupi më të madh të nxënësve nga arsimi fillor, duke mos ofruar tekste shkollore për secilën lëndë dhe në të gjitha gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi në nëntë- arsimi vjetor”, thuhej në njoftimin e KPMD-së.