RMV, katër shkupjanë kanë rrëmbyer një vajzë 23-vjeçare në Strugë
Policia në Strugë ka dorëzuar kallëzim penal kundër katër shkupjanëve të moshës nga 18 deri 35 vjeç, të dyshuar për rrëmbim të dhunshëm të një vajze 23-vjeçare, shkruan Slloboden peçat, njofton Portalb.mk.
SPB Strugë dorëzoi kallëzim penal kundër A.A.(25), D.K.(35), R.K.)18) dhe R.K.(21), të gjithë nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale ‘rrëmbim’ dhe ‘bashkëveprim gjatë rrëmbimit’. Të akuzuarit, veprën e kanë kryer në rrugën “Marshal Tito” në Strugë, në dëm të një vajze 23-vjeçare nga Shkupi.
Pasi 25-vjeçari A.A. e ka vërejtur vajzën, ai për një kohë më të gjatë e ka ndjekur dhe pastaj dhunshëm e ka futur në automobil të cilit i kanë ndihmuar tre të akuzuarit e tjerë.