RMV, kallëzim penal ndaj një udhëheqësi në SHA “Ujësjellësi” për marrje të ryshfetit prej 6.000 euro që të japë leje për gërmim të rërës
Njësiti për Korrupsion pranë Sektorit për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dorëzuar kallëzim penal kundër M.K. (42) nga fshati Dra]evo i Komunës së Novo Sellës, me vendbanim në Shkup për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale “marrje të ryshfetit”, e dënueshme sipas nejnit 357 nga Kodi Penal, njofton Portalb.
“I denoncuari, në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në SHA ‘Ujësjellësi’ i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, nga fundi i vitit 2022 dhe më 19.05.2023 ka realizuar takime me person tjetër që t’i mundësojë të marrë koncesion për eksploatim të rërës në Kratovë dhe të firmosë marrëveshje me SHA ‘Ujësjellësi’, me ç’rast ka marrë ryshfet në vlerë të përgjithshme prej 6.000 eurosh, nga 3.000 euro në çdo takim. Ai është privuar nga liria dje në Shkup menjëherë pasi i ka marrë të hollat nga personi dhe në koordinim me prokuror publik i është dorëzuar kallëzimi”, informojnë sot nga MPB-ja.
Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike hapi hetim kundër një udhëheqësi sektori në SHA “Ujësjellësi” për ryshfet prej 6.000 euro, kumtoi Prokuroria Publike. Ai dyshohet se ka marrë ryshfet që të mundësojë përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm teknik për marrje të lejes për nxjerrje të rërës, zhavorrit dhe gurit nga brigjet dhe shtretërit e trupave ujorë sipërfaqësorë për një subjekt juridik, në kundërshtim me procedurën e përcaktuar.
“I dyshuari 42-vjeçari, me vendbanim në Novo Sellë të Strumicës, por i punësuar si person zyrtar – udhëheqës sektori në SHA ‘Ujësjellësi i RMV-së’ në pronësi të shtetit – SHkup, në periudhën nga 01.12.2022 deri më 19.05.2023, për veten ka marrë dhuratë – mjete në të holla me vlerë më të madhe që të kryejë veprim zyrtar që nuk ka guxuar ta kryejë”, informojnë nga Prokuroria Publike.
Nga një person i dëmtuar nga Kriva Pallanka, siç thuhet në kumtesë, ai ka kërkuar dhe ka marrë gjithsej 6.000 euro në kundërvlerë të denarit me qëllim që në kundërshtim me procedurën e përcaktuar të mundësojë përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm teknik për marrje të lejes për nxjerrje të rërës, zhavorrit dhe gurit nga brigjet dhe shtretërit e trupave ujorë sipërfaqësorë për një subjekt juridik.
“Të hollat i ka marrë dy herë. Fillimisht në dhjetor të vitit 2022 në një objekt hotelierik në Autokomandë, i dëmtuari i ka paguar të dyshuarit 3.000 euro. Pastaj më 16 maj sivjet i dyshuari i ka kërkuar edhe 3.000 euro. I dëmtuari e ka dorëzuar kërkesën për ryshfet, bankënotat kanë qenë në mënyrë kriminale të përpunuara dhe pas pranim-dorëzimit gjatë ditës së djeshme në lagjen Ilinden, i dyshuari është privuar nga liria, ndërsa tek ai janë gjeturn 30 bankënotat me nga 1.000 euro”, thonë nga Prokuroria.