RMV, janë privuar nga liria gjashtë shoferë për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit

Gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të aktiviteteve vijuese të nëpunësve policor në të gjithë sektorët për punë të brendshme janë evidentuar gjashtë raste të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht gjashtë shoferë janë shkyçur nga komunikacioni dhe kundër të cilët do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse sipas nenit 297-a nga Kodi Penal i RMV-së (“drejtim i pakujdesshëm i automjetit”), njofton Portalb.mk.

Nga MPB-ja informuan se dje në mbrëmje rreth orës 23 në Makedonska Kamenicë, nëpunës policor gjatë kontrollit në trafik në rrugën “Osogovska” në Makedonska Kamenicë e kanë privuar nga liria I.I. (43) nga fshati Kosevica, i cili ka drejtuar automjetin “Audi”, pa marrje të patentë shoferit, ndërsa nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1,65 promilë alkool në gjak.

Pastaj sot në orën 01:30 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, nëpunës policor të SP Tetovë, e kanë privuar nga liria G.S. (42) nga fshati Bërvenicë, i cili ka drejtuar automobilin “Folksvagen Kadi” me 2.05 promilë alkool në gjak, pas çka është shkyçur nga komunikaiconi dhe mbajtur në stacion policor.

Në ora 00:35 në Dojran të Vjetër, madje, nëpunës policor nga SPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria D.J. (40) nga fshati Cërniëani i Dojranit, i cili ka drejtuar automobilin “Fiat” nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht me 2.45 promilë alkool në gjak.

Sot në ora 00:45, nëpunës policor nga SPB Prilep në rrugën “Vëllezërit Milladinovci” në Prilep e kanë privuar nga liria Zh.P. (55) nga Prilepi, tek i cili gjatë kontrollit në komunikacion, derisa ka drejtuar automjetin “Fiat” u janë konstatuar 1,62 promilë alkool në gjak.

Në orën 02:16 në Koçan, nëpunës policor nga SPB Koçan e kanë privuar nga liria A.A. (19) nga Vinica i cili ka drejtuar automobilin “Folksvagen golf” nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht me 1,92 promilë alkool në gjak, ndërsa nëpunës policor nga SPB Kumanovë në orën 01:28 e kanë privuar nga liria S.S. (29) nga Kumanova, i cili e ka drejtuar automobilin “Audi” nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht me 1,57 promilë alkool në gjak, informoi MPB-ja.