Për tetë orë 155 kundërvajtje trafiku në Shkup, 51 sanksione për shoferët e motoçikletave

Nëpunës policor nga SPB Shkup më 5 dhe 6 korrik në periudhën nga ora 17 deri në ora 01 kanë realizuar kontroll sipas Aksionit operativ “Komunikacion i sigurt, Parandalim dhe Themel” me theks të veçantë për ndërmarrje të masave për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave, me ç’rast, siç informuan nga MPB-ja janë ndërmarrë 51 masa, njofton Portalb.mk.

“Prej tyre shtatë sanksione për vozitje pa patentë shoferi, 25 masa për drejtim të motoçikletës pa helmet mbrojtëse, tre masa për drejtim të mopedit pa provim të kaluar për njohje të rregullave dhe dispozitave të trafikut, tetë sanksione për drejtim të motoçikletës me kategorinë përkatëse, dy masa për kalim me motorçikletë në dritë të kuqe të semaforit, tre masa për mosndalim në shenjë të dhënë Stop nga nëpunës i uniformuar policor…Janë sekuestruar dy motoçikleta për shkak të vlefshmërisë së kaluar të lejes së drejtimit prej mbi gjashtë muaj”, informuan nga MPB-ja.

Gjatë kontrollit në trafik janë sanksionuar edhe 104 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik. MPB-ja, gjithashtu, kumtoi se gjatë natës së kaluar janë kontrolluar tetë objekte hotelierike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut me ç’rast janë konstatuar një kundërvajtje, janë legjitimuar 66 persona, ndërsa janë kryer kontrolle tl 23 personave dhe tetë automjeteve.