RMV-ja në mesnatë do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës
Çmimi me pakicë i Eurodizelit (D-E V) do të ulet me 2.50 denarë për litër nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator i Energetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.
Çmimi i ri i Eurodizelit BS (D-E V) do të jetë 70.50 denarë për litër.
Çmimet me pakicë të benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) nuk do të ndryshojnë.
Çmimi i mazutit M-1 NS do të ulet me 1.499 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 40.188 denarë.