RMV, inflacioni në fund të vitit 2023 u rrumbullakua në 9.4 përqind

Inflacioni, përkatësisht indeksi i kostos së jetesës në Maqedoni në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, ka shënuar rritje prej 9,4 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 7 përqind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Për një periudhë njëvjeçare, rritje e indekseve të kostos së jetesës është shënuar në grupet: Mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje shtëpiake me 13,6 përqind, Restorante dhe hotele me 12,7 përqind, Ushqime dhe pije joalkoolike me 11,7 për qind, mallra dhe shërbime të ndryshme me 11,6 përqind, banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 10,4 përqind, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë me 8 për qind, argëtim dhe kulturë me 6,7 përqind, shëndetësi me 4,6 përqind, veshje dhe këpucë për 4,4 përqind, Arsim për 2,9 për qind, Komunikim 1,1 për qind dhe Transport për 0,5 për qind.

Rritje të indekseve është vërejtur në të gjitha grupet: Produktet ushqimore industriale me 12.5 përqind, Pijet me 9.7 përqind, Produktet bujqësore me 8.5 përqind, Shërbimet me 6 përqind dhe Produktet industriale jo ushqimore dhe duhan me 5.3 përqind.

Indeksi i kostos së jetesës në dhjetor 2023, krahasuar me dhjetorin 2022, shënoi rritje prej 3.6 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.7 përqind.

Indeksi i kostos së jetesës në dhjetor 2023, krahasuar me muajin paraardhës, shënoi një rritje prej 0.2 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë u rrit me 1 pikë përqindje.

Rritja e indeksit të kostos së jetesës në dhjetor 2023, krahasuar me një muaj më parë, është rezultat i rritjes së indekseve të verës me 1.3 përqind, produkteve ushqimore që nuk përmenden diku tjetër me 0.7 përqind, birrës me 0.6 për qind, perimeve të freskëta dhe të ftohta, përveç për patatet dhe frutat e tjera me rrënjë me 0,3 për qind, mishin, sheqerin, reçelin, mjaltin, çokollatën dhe produktet e ëmbëlsirave me 0,2 përqind.

Rënia e indeksit të kostos së jetesës në dhjetor 2023, krahasuar me muajin paraardhës, ka ardhur si pasojë e uljes së indekseve të frutave të freskëta dhe të ftohta me 4,9 përqind dhe peshkut dhe prodhimeve të detit me 0,6 për qind.

Gjithashtu, rënie e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur te lëndët djegëse të lëngëta për familjet me 6 për qind, shërbimet e akomodimit me 5,5 përqind, shërbimet paramjekësore me 4,7 përqind dhe karburantet dhe lubrifikantët për mjetet e transportit vetjak me 3,7 përqind.