RMV, gjyqtari i shkarkuar tani është inspektor policor
Këshilli Gjyqësor në tetor e kishte shkarkuar gjyqtarin Lazar Nanev, pasi ky i fundit kishte komunikuar 97 herë përmes telefonit me një të akuzuar në rastin që vet e udhëhiqte, raporton SllobodenPeça, përcjell Portalb.mk.
Nanev prej muajit mars është i punësuar si inspektor në policinë e Kavadarit, ku edhe kishte punuar deri në vitin 2002.
Nga Ministria për Punë të Brendshme për “SllobodenPeçat” kanë sqaruar se me vendim të ministrit të atëhershëm, Lube Boshkoski, para 23 vjetëve Nanevit i ishte ruajtur vendi i punës.
Ndryshe, më 16 tetor të vitit 2024, Këshilli Gjyqësor në një seancë të mbyllur për publikun e ka shkarkuar gjyqtarin Lazar Nanev. Ai 97 herë bisedoi në telefon me palën e akuzuar, në një lëndë që e gjykoi ai personalisht. Ai ka biseduar me të akuzuarin Vaçno Kuzmanov, pronarin e firmës “Ango Vest”.