Ndërroi jetë motoçiklisti 33 vjeçar nga RMV-ja pasi shkaktoi aksident
Në orët e mbrëmjes, 33 vjeçari nga Strumica ka humbur kontrollin gjatë ngasjes së motoçikletës. Si pasojë e aksidentit, ai ndërroi jetë, transmeton Portalb.mk.
“Në fshatin Shtukë, rrethi i Strumicës, Z.S. (33) nga fshati Ilovicë, rrethi i Strumicës, duke drejtuar motoçikletën “Hamaçi” pa targa regjistrimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Prokurori publik ka urdhëruar që trupi i të ndjerit të dërgohet për obduksion, pasi u hetua vendngjarja.
“Nga lëndimet e pësuara, motoçiklisti ndërroi jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore Strumicë”, raportoi Policia.