RMV, është hapur konkursi për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025
Komiteti për Dhënien e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” ka shpallur konkurs për dhënien e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025, transmeton Portalb.mk.
Ky çmim jep njohjen më të lartë për arritjet afatgjata në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetit, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe në punën sociale.
Konkursi për çmimin shtetëror do të zgjasë nga 1 deri më 30 qershor 2025.
Ndryshe, Ministria e Kulturës çdo vit organizon Konkurs për shtatë çmimet shtetërore. Çmimi “Shën Klimenti i Ohrit” është çmim shtetëror, së bashku me “22 Nëntorin”, “11 Tetorin”, “Nënën Terezë”, “23 Tetorin”, “Mito Haxhi Vasilev – Jasmin” dhe “Meto Jovanovskin”.