RMV, është arrestua një person nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg

Nëpunës policor nga SPB Tetovë sot në ora 11:00 në Tetovë kanë arrestuar personin Xh.A. nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi ka qenë i kërkuar me urdhër-arrest qendror në bazë të urdhrit për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh për vepër të kryer penale sipas nenit 396 nga Kodi Penal.

Nga MPB-ja potencojnë se personi do të dorëzohet në Isntitucionin dëshkues-përmirësues Burgu Tetovë për vuajtje të dënimit.