RMV, tre persona vdiqën në aksidentin rrugor, njëra prej tyre 15-vjeçare

Dy persona, prej të cilëve një vajzë 15-vjeçare, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur rreth mesditës së sotme në magjistralen Shtip-Sveti Nikollë, në afërsi të vendkalimit në afërsi të fshatit Kadrifakovë. Ndërkaq më pas është konstatuar edhe vdekja e personit të tretë,  37-vjeçares transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Aksidenti me dy vetura ka ndodhur në ora 12:10, ka konfirmuar për MIA zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme të Shtipit, Gordana Panajotova.

Sipas zëdhënëses, nga aksidenti në vend kanë humbur jetën një vajzë 15-vjeçare dhe një grua 62-vjeçare.

Ndërkaq më pas u konstatua edhe vdekja e një 37 vjeçareje.

Nga aksidenti ka edhe persona të lënduar rëndë, por ende nuk dihet numri i saktë.

Ata me automjete emergjente janë transportuar në Spitalin klinik në Shtip.

Automjetet e Emergjencave dhe Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Shtip janë në terren, ndërsa komunikacioni në autostradë në drejtim nga Shtipi deri te ndërkëmbimi në Kadrifakovë është i ndërprerë, për këtë arsye policia po i lëviz automjetet përgjatë rrugës rajonale të vjetër.

Aktualisht po vijon hetimi nga autoritetet.