RMV, do të ndahen mbi 7.000 vauçerë për inverterë, aplikimet fillojnë nesër

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për media në Qeveri informoi për masën që do të zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, e cila parashikon dhënien e vërtetimit-vauçer për  blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë-inverter me efikasitet të lartë, në mënyrë që të rritet efikasiteti energjitik në shtëpitë e tyre dhe të realizojnë kursim, transmeton Portalb.mk.

Për këtë masë, në përputhje me Programin për nxitjen e efikasitet energjetik të amvisërive për vitin 2024 dhe Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2024, të miratuar nga Qeveria, janë parashikuar 4,1 milion euro për më shumë se 7.000 vërtetime-vauçerë për pajisje kondicioner-invertet për të cilat do të shpallen thirrje publike.

Qytetarët do të mund të aplikojnë për këtë masë nga nesër më 1 shkurt.

“Në përputhje me Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, personat me të ardhura të ulëta për person të vetëm (të ardhura të përgjithshme deri në 21.000 denarë), amvisëritë me dy anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 30.000 denarë) dhe amvisëri me tre anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 35.000 denarë) do të mund të marrin një vërtetim-vauçer me vlerë prej 27.000 denarë në vlerë bruto për amvisëri, me TVSH të përfshirë, për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverterë me efikasitet të lartë, ndërsa personat me të ardhura të ulëta për amvisëri me katër anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 40.000 denarë) dhe amvisëri me pesë e më shumë anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 45.000 denarë) do të mund të marrin vërtetim-vauçer për kondicioner inverter me vlerë prej 30.000 denarë në vlerë bruto për amvisëri, me TVSH të përfshirë. Mjetet e përgjithshme për realizimin e këtij programi arrijnë në 45 milionë denarë mjete buxhetore (73 mijë euro)”, informoi ministri Bekteshi.

Sipas ministri, në përputhje me Programin për nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëritë, vërtetim-vauçer me vlerë prej 25.0000 denarë për amvisëri, me TVSH të përfshirë, do të marrin amvisëritë që jetojnë në territorin e komunave të rajonit të Pellagonisë (Manastir, Demir Hisar, Krivogashtan, Krushevë, Mogillë, Prilep, Resnjë, Novac, Dollnen) dhe rajonit Jugperëndimor (Vevçan, Dibër, Debarcë, Kërçovë, Makedonski Brod, Ohër, Pllasnicë, Strugë, Qendër Zhupë), për të cilat janë parashikuar gjithsej 100 milionë denarë (1,62 milion euro).

“Vërtetim vauçer në vlerë prej 23.000 denarë për amvisëri, me TVSH të përfshirë, do të marrin amvisëritë që jetojnë në pjesën tjetër të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht në rajonin e Shkupit, atë Lindor, Juglindor, Verilindor, rajonin e Vardarit dhe atë të Pollogut, për të cilat parashikohen gjithashtu gjithsej 110 milionë denarë (1.78 milion euro)”, tha ministri Bekteshi.

Kushtet që duhet të përmbushin të gjitha amvisëritë për të realizuar të drejtën e pjesëmarrjes në këto shpallje publike:

  • Në 3 vitet e fundit kalendarike, të mos kenë përdorur mjete nga ndonjë burim për kompensimin e pajisjes për ngrohje – sobat me pelet ose kondicionerët inverter me efikasitet të lartë;
  • të mos kenë lidhje në ngrohjen qendrore të qytetit në ndërtesën e banimit ku do të instalohet pajisja:
  • pajisja të jetë e blerë dhe instaluar gjatë vitit 2024, e më së voni më 30.11. të vitit 2024 në adresën e përmendur në kërkesë;
  • pajisja e furnizuar duhet të ketë karakteristikat vijuese: të ketë një minimum cop 3.0, të ngrohë në temperaturë të jashtme prej -15°C dhe të jetë të paktën A+ klasë energjetike për konsumin e energjisë elektrike për ngrohje.
  • nuk do të parashtrojë kërkesë për shfrytëzimin e mbështetjes financiare përmes dhënies së vërtetimit-vauçer për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverter me efikasitet të lartë pas shpalljes publike nga Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2024 (për ata që do të aplikojnë për Programin për nxitjen e efikasitetit energjetik).

Në përputhje me mjetet e parashikuara për këto dy programe prej gjithsej 255 milionë denarë ose 4,1 milionë euro, me shfrytëzimin e tyre të plotë janë parashikuar rreth 7.000 vërtetime-vauçerë për pajisje kondicioner inverter.

Shpalljet do të zgjasin 20 ditë nga dita e publikimit, me një vazhdim të mundshëm prej 15 ditësh në rast të kërkesave të pamjaftueshme.

Një person nga një amvisëri mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për dhënien e vërtetimit-vauçer për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverter me efikasitet të lartë.

Në mënyrë që të aplikuar për këto dy shpallje, qytetarët do të duhet të plotësojnë: kërkesë që ata mund të marrin në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë, deklaratë të saktësisë së të dhënave të vërtetuara në noter, fotokopje të letërnjoftimit të të gjithë anëtarëve të amvisërisë, si dhe kopje të faturës së fundit të paguar të energjisë elektrike.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Ekonomisë do të shpallë edhe thirrje publike për paraqitjen e interesit nga kompanit që tregtojnë me pajisje kondicionerë inverter me cilësi të lartë me kushte të përcaktuara që do të duhet t’i plotësojnë, me të cilat më pas do të lidhet marrëveshje. Lista e tregtarëve përmes të cilëve do të mund të furnizohen kondicionerë inverterë me vërtetime-vauçerë do të publikohet në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë.

Thirrjet do të publikohen nesër në ueb faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe në mediat e shkruara “Koha” dhe “Slloboden peçat”. Do të vlejë kushti, “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.