RMV, deri më 7 nëntor mund të aplikohet për Lotarinë Amerikane

Qytetarët e vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, do të mund të aplikojnë deri më 7 nëntor të këtij viti për të përfituar nga Programi i Lotarisë Amerika. Rezultatet pritet të publikohen prej 4 majit të vitit 2024, transmeton Portalb.mk.

Regjistrimi për të qenë përfitues i kartës së gjelbër për vitin 2025 është deri më 7 nëntor në ora 18:00. Adresa e vetme për regjistrim është dvprogram.state.gov, ndërsa udhëzuesi për mashtrim është në adresën travel.state.gov/dv.

Kandidatët vetë duhet të plotësojnë aplikimin dhe raportin, duke shënuar të dhëna të sakta, përndryshe eliminohen edhe nëse e përzgjedhin si fitues.

Aplikuesi duhet ta ruan faqen e aplikimit dhe numrin e tij deri më 30 shtator të vitit 2025.