RMV, deri më 30 maj mund të aplikojnë nxënësit e interesuar për t’u regjistruar në gjimnazin për matematikë dhe informatikë

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka hapur Konkursin për nxënësit e shkollave fillore që janë të interesuar për t’u regjistruar në gjimnazin për informatikë dhe matematikë, transmeton Portalb.mk.

“Në Gjimnazin Matematiko-Informatike regjistrohen nxënës të rregullt të cilët kanë përfunduar arsimin fillor, kanë arritur sukses të përgjithshëm prej së paku 4,5 nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në arsimin fillor dhe me notë 5 në lëndët mësimore matematikë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe fizikë nga klasa e tetë dhe e nëntë në arsimin fillor, dhe kanë dorëzuar vërtetim me numrin e pikëve të fituara nga provimi pranues”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nxënësit që të regjistrohen në këtë gjimnaz për vitin shkollor 2023/24, duhet të kalojnë me sukses provimin pranues.

“Provimi pranues përmban dhënien e testeve në përputhje me programet mësimore në matematikë nga klasa e VI deri në IX dhe programet mësimore në fizikë për klasën e VIII dhe IX. Kandidati/kandidatja kontrollohet me shkrim, me dy teste të veçanta në matematikë dhe fizikë, dhe secila prej tyre duhet të përmbajë katër detyra me përgjigje të ofruara, katër detyra me mbledhje dhe katër detyra me procedurë të plotë zgjidhjeje”, sqarojnë nga Ministria.

Raportohet që provimi në matematikë do të jetë më 1 qershor, ndërsa në matematikë më 5 qershor.