RMV, çmime të reja të derivateve të naftës
Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të rriten çmimet e derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) njoftoi se EUROSUPER BS 95 do të rritet për 0.5 denarë, EURODIZEL do të rritet për 1 denarë.
Pas mesnate çmimet maksimale do të jenë si vijon:
- EUROSUPER BS – 95: 77,50 (denarë/litër),
- EUROSUPER BS – 98: 79,50 (denarë/litër),
- EURODIZEL BS (D-E V): 67,50 (denarë/litër),
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1): 66,50 (denarë/litër),
- Mazut М-1 SU: 38,882 (denarë/kilogram).
Tregtarët me shumicë dhe pakicë, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.