RMV, shit-blerja e produkteve bujqësore tre-mujorin e parë ishte shumë më e ulët se vitin e kaluar

Në tre-mujorin e parë të vitit 2023 shitblerja e prodhimeve bujqësore në Maqedoninë e Veriut është 3,136,295 mijë denarë, që domethënë është ulur për 35.3 % krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak. Kështu bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është vërejtur ulje për 58.7 %, derisa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimi vetanak ka rritje për 21.0 %.

Ulje është vërejtur në bujqësi, peshk dhe produkte të tjera, ndërsa rritje është vërejtur te produktet e tjera.

Detaje më to hollësishme gjenden KËTU.