RMV, çmime të reja të derivateve nga mesnata

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës sipas metodologjisë për formimin e çmimeve rriten mesatarisht 1.42 për qind, njoftoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

“Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, EURODIZEL-it dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri rriten për 1,50 denarë për litër. Kështu, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 79,5 denarë, i EUROSUPER BS-98 do të jetë 81,5 denarë, ndërsa një litër EURODIZEL do të kushtojë 76,5 denarë. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) është 76 denarë”, njoftoi KRRE.