Rënie e numrit të të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill është regjistruar ulje e numrit të të punësuarve për 4.3 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit prill të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 3.5 % te Prodhimet kapitale për 8.3 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.3 %, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 11.8 % ndërsa mbetet i pandryshuar në  Produktet intermediare, përveç energjisë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te prodhimi i lëkurës dhe produkteve të lëkurës kemi ulje më të madhe (16.5 %), ndërsa rritje më të madhe (16.3 %) te prodhimi i makinerive.