Rënie e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut, veçohen perimet dhe bimët industriale

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor u regjistruar rënie e çmimeve të produktet bujqësore, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, raporton Portalb.mk.

“Çmimet në bujqësi në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zvogëluar tek inputi për 1.1 %, ndërsa tek autputi për 4.7%”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë periudhë, rënie më e madhe u regjistrua te perimet (22.7 %), ndërsa rritje më e madhe te bimët industriale (13.5 %).

Në pjesën e autputit, në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, çmimet e prodhimit bimor  janë zvogëluar për 7.1 % dhe çmimet e prodhimit blegtoral janë rritur për 2.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që shërbimet veterinare kanë shënuar rritje për 23.1 përqind.